Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një banesë në fshatin Domen të Postribës, në qarkun e Shkodrës, gjatë mesditës së sotme.
Sipas të dhënave të para, zjarri ka shkatërruar plotësisht godinën. Terreni malor i vështirë ka bërë që zjarrfikësit të përballen me pengesa për të arritur në vendin e ngjarjes, dhe në momentin kur mbërritën, banesa ishte djegur tërësisht.
Informacione paraprake dyshojnë për humbjen e jetës së dy fëmijeve, tre dhe një vjeç e gjysmë dhe nënës 24-vjeçare, Blerina Çobaj brenda banesës.
Banesës i duhet përshkuar një distancë prej rreth 30 minutash në këmbë nga rruga kryesore automobilistike, çka mendohet se ka shtyrë ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Aktualisht, në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe për të verifikuar nëse ka viktima ose të prekur të tjerë.
Autoritetet pritet të japin një deklaratë zyrtare për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

