Gjendet i pajetë në banesë DJ ikonik francez Kavinsky

Publikuar me datë:

Skena franceze dhe ndërkombëtare e muzikës elektronike është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të DJ-së dhe producentit francez Kavinsky, emri i vërtetë i të cilit ishte Vincent Belorgey. Ai ndërroi jetë në moshën 50-vjeçare.

Sipas Prokurorisë së Parisit, artisti u gjet i pajetë në banesën e tij të martën. Autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ndërsa burime zyrtare bëjnë të ditur se në vendngjarje nuk janë konstatuar shenja që të tregojnë për aktivitet kriminal.

Kavinsky u bë i njohur në mbarë botën me hitin “Nightcall”, të publikuar në vitin 2010, të cilin e realizoi në bashkëpunim me Guy-Manuel de Homem-Christo, anëtar i grupit Daft Punk. Kënga mori famë ndërkombëtare pasi u përfshi në kolonën zanore të filmit “Drive” (2011), me protagonist Ryan Gosling, duke u kthyer në një nga veprat më ikonike të muzikës synthwave dhe elektronike.

Artisti francez performoi gjithashtu në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024, ku ishte pjesë e programit artistik të eventit.

Gjatë karrierës së tij, Kavinsky publikoi dy albume studio, “OutRun” në vitin 2013 dhe “Reborn” në vitin 2022, ndërsa ishte një emër i njohur në skenën ndërkombëtare të muzikës elektronike.

Ai ishte planifikuar të ngjitej në skenë më 8 gusht në Deauville, në kuadër të festivalit të muzikës elektronike Gärten on the Beach, koncert që tashmë nuk do të zhvillohet pas ndarjes së tij nga jeta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...