Arrestimi i Beqirajt/ Tabaku: Nuk mjafton ndalimi i zbatuesve, duhet të hetohen ideatorët dhe miratuesit

Publikuar me datë:

Deputetja demokrate dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar pas arrestimit të Ermal Beqirajt në Francë.

Tabaku thekson se Beqiraj nuk u ndalua falë një operacioni të Policisë Shqiptare, por në Francë, për shkak të pasioneve luksoze që e ekspozuan.

“Një tjetër dështim i një shteti që dhunon qytetarët kur protestojnë, por mbyll sytë përpara të shumëkërkuarve që abuzojnë me paratë e shqiptarëve”- thekson ajo.

Tabaku shprehet se dosja e AKSHI-t tregon se si buxheti i shtetit dyshohet se ishte “hakeruar” nga brenda: tenderë të paracaktuar, konkurrentë të kërcënuar dhe fondet publike nën kontrollin e një pakice.

Deputetja thekson se nuk mjafton ndalimi i zbatuesve, por duhet të hetohen ideatorët, miratuesit dhe të gjithë ata që kanë autorizuar buxhetet dhe pagesat.

Reagimi i plotë:

Arrestimi i Ermal Beqirit duhet të jetë vetëm fillimi!

Ai nuk u ndalua falë një operacioni të Policisë Shqiptare, por në Francë, për shkak të pasioneve luksoze që e ekspozuan. Një tjetër dështim i një shteti që dhunon qytetarët kur protestojnë, por mbyll sytë përpara të shumëkërkuarve që abuzojnë me paratë e shqiptarëve.

Dosja e AKSHI-t tregon se si buxheti i shtetit dyshohet se ishte “hakeruar” nga brenda: tenderë të paracaktuar, konkurrentë të kërcënuar dhe fondet publike nën kontrollin e një pakice.

Ermal Beqiri, Ergys Agasi dhe personat e tjerë të përfshirë nuk mund të trajtohen si raste të izoluara.

Nuk mjafton ndalimi i zbatuesve. Duhet të hetohen ideatorët, miratuesit dhe të gjithë ata që kanë autorizuar buxhetet dhe pagesat.

Ky sistem ka kapur ekonominë, ka deformuar konkurrencën dhe ka goditur biznesin e ndershëm.

Përgjegjësia politike shkon deri në majë. Arkitekti i këtij sistemi është Edi Rama dhe largimi i tij është hapi i parë drejt çmontimit të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related