E tmerrshme në Francë/ Zbulohen trupat e 5 foshnjave në kuti kartoni brenda një apartamenti

Publikuar me datë:

Franca është tronditur nga një ngjarje e rëndë, pasi policia ka gjetur trupat pa jetë të pesë foshnjave të fshehura në kuti kartoni brenda një apartamenti në qytetin Orange, në juglindje të vendit. Ngjarja doli në dritë një ditë pasi një grua 32-vjeçare, banuese e apartamentit, lindi një foshnjë të shëndetshme.

Prokuroria e Carpentras bëri të ditur se partneri i gruas lajmëroi autoritetet. Ai kishte mësuar shumë vonë për shtatzëninë e saj dhe nga shqetësimi kontrolloi banesën, ku hasi në mbetje që i ngjasonin atyre njerëzore. Pas këtij zbulimi, ai kontaktoi spitalin e Orange, i cili lajmëroi menjëherë policinë.

Gjatë hetimeve në banesë, policët zbuluan eshtrat e katër foshnjave dhe trupin e një të pesti që ishte në fazë dekompozimi. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, dyshohet se të gjitha mbetjet u përkasin pesë të sapolindurve. Trupat do t’i nënshtrohen autopsisë, ndërsa analizat laboratorike pritet të ndihmojnë për të përcaktuar identitetin, kohën dhe arsyen e vdekjes.

Gruaja, po ashtu 32 vjeçe, vijon të jetë në spital pas lindjes dhe ende nuk është marrë në pyetje nga autoritetet hetimore.

Çifti kishte edhe dy fëmijë të tjerë, të moshës 8 dhe 9 vjeç, dhe prej afërsisht dy vitesh jetonte në apartamentin ku u zbuluan trupat. Sipas fqinjëve, familja konsiderohej e qetë dhe ata nuk kishin vënë re asnjë sjellje të pazakontë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kosovë/ Arrestohen dy persona për krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se...

Radhë të gjata në ASHK Shkodër, Kliti Hoti: Qytetarët po presin me orë të tëra për një shërbim

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka denoncuar situatën...

Zyrtare: Roberto Mancini rikthehet në stolin e Italisë

Është zyrtare!Roberto Mancini rikthehet në stolin e Italisë.Ai rikthehet...

Këshilla si të qëndroni të sigurt në ujërat e hapura

Ndërsa pushimet verore po fillojnë, një zhytje në liqenin,...