SHBA/ Burri vret gruan dhe gjashtë fëmijët, dogji shtëpinë dhe më pas kryen vetëvrasje

Publikuar me datë:

Një ngjarje tragjike ka goditur komunitetin e Grand Haven në Michigan, SHBA, ku dyshohet se një 47-vjeçar vrau bashkëshorten dhe gjashtë fëmijët e tyre, i vuri zjarr shtëpisë dhe më pas kreu vetëvrasje.

Sipas informacioneve të autoriteteve, trupat e Amanda Karolkiewicz, 39 vjeçe, dhe gjashtë fëmijëve të saj të moshës nga 5 deri në 15 vjeç, u zbuluan nga zjarrfikësit pas mbërritjes në një banesë në flakë. Autopsia paraprake konfirmoi se Amanda dhe fëmijët ishin qëlluar për vdekje me armë zjarri, ndërsa dyshohet se Christopher Karolkiewicz vrau veten.

Zyra e Sherifit sqaroi se flakët ishin shkaktuar qëllimisht në disa zona të shtëpisë pasi ishin kryer vrasjet, ndërkohë që hetimet janë në vijim për të saktësuar origjinën e zjarrit. Gjatë kontrollit të banesës, përveç viktimave, u gjetën të ngordhura edhe kafshët shtëpiake të familjes, përfshirë qentë dhe një mace.

“Kjo është një tragjedi e papërshkrueshme që mund të mos e kuptojmë kurrë plotësisht”, deklaroi Sherifi Eric DeBoer në deklaratën për shtyp.

Përpara se të zbulohej zjarri, autoritetet kishin marrë raportime për erë tymi, por pas një kontrolli fillestar nuk u gjet asgjë e pazakontë. Tre orë më vonë, pas njoftimeve të tjera, zjarrfikësit u rikthyen në vendngjarje, ku gjetën shtëpinë në flakë dhe më pas viktimat.

Amanda Karolkiewicz punonte si mësuese zëvendësuese në një shkollë fillore dhe, sipas të afërmve, njihej për përkushtimin ndaj familjes dhe natyrën e saj të dashur. Ndërkohë, bashkëshorti i saj Christopher Karolkiewicz kishte qenë nënkryetar për shitje dhe marketing në një kompani që ofronte produkte dhe trajnime të ndihmës së parë, deri në fillim të korrikut.

Raportime nga mediat amerikane tregojnë se çifti ishte njohur në vitin 2008 dhe ishte martuar një vit më pas. Amanda, për shumë vite, kishte ndarë fragmente nga jeta familjare në një blog personal dhe rrjetet sociale, ku fliste për besimin, fëmijët dhe përditshmërinë e saj.

Megjithatë, së fundmi u bë e ditur se në vitin 2024, Amanda kishte postuar në mënyrë anonime në Reddit për vështirësitë brenda martesës, duke përmendur tradhtinë e bashkëshortit dhe sfidat e forta emocionale që kishte përjetuar. Në një nga postimet ajo shprehte se kishte zgjedhur të mos ndahej për hir të gjashtë fëmijëve të saj.

Autoritetet në SHBA vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa komuniteti i Grand Haven është thellësisht i tronditur nga një prej tragjedive më të mëdha familjare në vitet e fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Radhë të gjata në ASHK Shkodër, Kliti Hoti: Qytetarët po presin me orë të tëra për një shërbim

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka denoncuar situatën...

Zyrtare: Roberto Mancini rikthehet në stolin e Italisë

Është zyrtare!Roberto Mancini rikthehet në stolin e Italisë.Ai rikthehet...

Këshilla si të qëndroni të sigurt në ujërat e hapura

Ndërsa pushimet verore po fillojnë, një zhytje në liqenin,...

Arrestohet në Francë pronari i “Soft & Solution”, Ermal Beqiraj

Ermal Beqiraj, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e...