Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta papritur në moshën 54- vjeçare Artan Pogoni

Publikuar me datë:

Sporti dhe bota akademike shqiptare janë në zi pas ndarjes nga jeta të Prof. Asoc. Dr. Artan Pogonit. Ai u shua në moshën 54-vjeçare në Vlorë, si pasojë e një infarkti.

Artan Pogoni mbante detyrën e Shefit të Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin “Barleti” dhe ishte anëtar i Senatit Akademik. Me një karrierë të gjatë në fushën e sportit dhe arsimit të lartë, ai dha një kontribut të rëndësishëm si pedagog, studiues dhe drejtues sportiv.

Përveç angazhimit akademik, Pogoni ka shërbyer si drejtor sporti në Bashkinë e Tiranës dhe ka qenë pjesë e drejtimit të klubit Barleti Volej, ku ka kontribuar edhe si trajner.

Autor i disa botimeve shkencore dhe pjesëmarrës në projekte ndërkombëtare, ai njihej edhe për qëndrimet e tij publike mbi zhvillimin dhe problematikat e sportit shqiptar.

Me ndarjen e tij nga jeta, sporti dhe akademia humbasin një nga figurat e spikatura që kontribuoi për edukimin dhe zhvillimin e brezave të rinj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ndodh në Korçë! Ambulanca përplas të moshuarin me biçikletë, arrestohet shoferi

Një i moshuar është përplasur nga një ambulancë mbrëmjen...

Protesta e 105-të kombëtare, qytetarët dhe diaspora sot në shesh

Mbahet sot protesta e 105-të kombëtare kundër qeverisë së...

Dashuria, karriera, paratë, njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 12 shtator 2026

DashiPërqendrohu te gjërat që i njeh mirë. Nuk është...