Vllaznia U-19 rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sezonin e ri

Publikuar me datë:

Vllaznia U-19 ka hapur zyrtarisht sezonin futbollistik 2026-2027, duke zhvilluar seancën e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Haris Lika. Lika, i cili rikthehet në postin e trajnerit të kësaj grupmoshe, synon të ndërtojë një skuadër të fortë që do të rivalizojë në kampionat, ndërsa vëmendje të veçantë do t’i kushtojë zbulimit dhe zhvillimit të talenteve të rinj për ekipin e parë. Pas seancës hapëse, Lika shprehu kënaqësinë për rikthimin te Vllaznia U-19.

Gjatë prononcimit të tij, Lika theksoi se fokusi kryesor mbetet progresi i të rinjve, por njëkohësisht ambicia është që skuadra të luajë rol të rëndësishëm në kampionatin e ardhshëm.

Bashkë me zëvendësin e tij, Khaled Hoxha, tekniku shkodran është i vendosur të vazhdojë traditën që Akademia e Vllaznisë ka krijuar në prodhimin dhe formimin e futbollistëve të cilët më vonë afrohen te ekipi i parë, me synimin për një sezon të suksesshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Të reja nga aksidenti në Portin e Durrësit, si e shtypi shoferi i kamionit kolegun

Zbardhen të tjera të dhëna lidhur me aksidentin tragjik...

Bardh Spahia: Deklaratat e Vuçiçit janë kërcënim për Kosovën, Rama po hesht

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas...

“Katër Stinët” e Vivaldit tingëllojnë sonte në Shkodër

Shkodra do të mirëpresë mbrëmjen e sotme një aktivitet...