Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali. Arrestohet në Sarandë

Publikuar me datë:

Policia e Sarandës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim që nga fillimi i këtij muaji, i akuzuar për përpjekje rrëmbimi ndaj një vajze nga Nepali pranë doganës së Qafë Botës. Aksioni policor u zhvillua në mesditë, në lagjen nr.4 pranë stadiumit të Sarandës, dhe rezultoi në ndalimin e Mariglen Kondit, 30 vjeç, banues në Tepelenë, i njohur për precedentë të shumtë penalë.

Ngjarja në fjalë u shënua në orën 18:53 të datës 2 korrik, në segmentin rrugor Konispol-Qafë Botë, në një zonë të njohur si “Postbllok”. Sipas hetimeve, Kondi u përpoq disa herë ta fuste me forcë në makinë të renë nepaleze, por ajo arriti të largohej me vrap dhe njoftoi policinë. Identifikimi i 30-vjeçarit Mariglen Kondi nga Salaria e Tepelenës u mundësua nga pamjet e kamerave të sigurisë. Ai kishte precedentë të shumtë penalë; në vitin 2020 u arrestua për “kultivim bimësh narkotike” në bashkëpunim dhe u la në “Arrest në shtëpi”. Ndërkohë që ishte nën këtë masë sigurie, ai e theu atë dhe më vonë, në vitin 2021, u prangos sërish për vjedhjen e disa kamioncinave në Lushnjë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Premtuan hapjen për sezonin turistik, dogana e Zogajve ende vetëm me gurë

Në prill të këtij viti, gjatë një inspektimi në...

Patos/ Aksident me makinë, plagoset një grua dhe fëmijët

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë...

Shkreli në GJKKO mohon akuzat e SPAK: Nuk kam premtuar asgjë në këmbim të votës

Kryebashkiaku i Bashkisë Vau i Dejës, Kristjan Shkreli, ka...