Momenti kur Shehaj ‘vjedh’ marrëveshjen me SHBA-në, sekretarja “fluturon” nga shkallët

Publikuar me datë:

Janë publikuar pamje që tregojnë momentin kur Agron Shehaj merr një kopje të marrëveshjes konfidenciale për huan prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në dhe largohet me vrap nga ambientet e Kuvendit.

Videoja, e shpërndarë në media, tregon Shehajn teksa merr dokumentin dhe vrapon jashtë, ndërkohë që një sekretare e Kuvendit tenton ta ndjekë, por rrëzohet nga shkallët gjatë përpjekjes për ta kapur.

Siç shihet në pamjet filmike, deputetë dhe persona të tjerë të pranishëm i janë gjendur në ndihmë sekretarisë pas incidentit.

Pas këtij episodi, Shehaj ka deklaruar për mediat se kishte të drejtë të merrte dokumentin, pasi kishte nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit.

Sipas fjalëve të tij, ai e mori dokumentin për ta lexuar, u njoh me përmbajtjen dhe më pas e riktheu aty ku ishte marrë.

Shehaj theksoi gjithashtu se marrëveshja është një dokument sekret dhe nuk kishte për qëllim ta shpërndante ose ta nxirrte jashtë Kuvendit.

“Në lidhje me lajmet që kanë dalë mbi dokumentin e marrëveshjes, thjesht e keni parë vetë që kryeparlamentari u tha deputetëve që po ankoheshin se mund ta gjenin te zyra këtu afër. Nuk tha që nuk mund ta marrësh. Unë shkova, firmosa dokumentin për mospërndarjen e marrëveshjes dhe u largova. Ne na kërkojnë shumë gjëra në Kuvend, madje na kërkojnë të mos shkojmë kur është Rama. Marrëveshjen e dorëzova sërish aty ku e mora. Marrëveshja nuk ka dalë nga Kuvendi i Shqipërisë. E mora sepse më takonte. Ajo është një marrëveshje sekrete dhe nuk jam i autorizuar të jap detaje.”, është shprehur Shehaj.

Ndërkohë, Partia Socialiste ka kërkuar që ndaj Shehajt të ndërmerren masa disiplinore dhe që çështja t’i referohet Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

PS kërkon përjashtimin e Shehajt nga pjesëmarrja në komisione dhe seanca plenare për 60 ditë.

Kërkesa e PS-së do të shqyrtohet nesër nga Sekretariati i Etikës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...