“Kino on the Road” zbret në ekranin e Kinema “Republika” me filmat e krijuar gjatë rezidencës ndërkombëtare

Publikuar me datë:

Për herë të parë, Shkodra priti rezidencën ndërkombëtare të kinemasë “Kino on the Road”, duke sjellë së bashku për dhjetë ditë rresht 16 kineastë të ardhur nga vende të ndryshme. Gjatë këtij programi intensiv artistik, pjesëmarrësit krijuan nëntë filma të shkurtër, të cilët u frymëzuan nga peizazhi dhe jeta e qytetit.

Kinema “Republika” hapi dyert për publikun me një mbrëmje të dedikuar projeksionesh, ku u shfaqën të gjitha filmat e realizuar gjatë rezidencës. Në këtë aktivitet morën pjesë vetë regjisorët dhe aktorët e përfshirë në projektet filmike.

Ky projekt u organizua përmes bashkëpunimit ndërmjet Teatrit “Migjeni” të Shkodrës dhe qendrës “Slow Mill” nga Milano, me synimin për të ndërtuar ura komunikimi dhe bashkëpunimi mes artistëve të rinj e profesionistëve të kinemasë.

“Kino on the Road” i mundësoi kineastëve një eksperiencë të pasur profesionale, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të njohurive, punës së përbashkët ndërkombëtare dhe të mësuarit përmes veprimit praktik në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vazhdon ende problemi me ujin e ndotur të çezmës në Shkodër

Banorët e lagjes “Skënderbeg” në Shkodër kanë shprehur pakënaqësi...

Ndëshkohet me 500 mijë lekë gjobë, rrezikoi jetën e pushuesve në Shëngjin

Një drejtues mjeti lundrues është gjobitur me 500 mijë...

Tre trupa të pajetë/ Një banesë e shkrumbuar në Postribë të Shkodrës, detaje të reja

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një banesë në fshatin Domen të Postribës, në qarkun e Shkodrës, gjatë mesditës së sotme. Sipas të dhënave të para, zjarri ka shkatërruar plotësisht godinën. Terreni malor i vështirë ka bërë që zjarrfikësit të përballen me pengesa për të arritur në vendin e ngjarjes, dhe në momentin kur mbërritën, […]