Ina Zhupa: A i jepet besa një kryeministri që manipulon edhe citimet?

Publikuar me datë:

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar pas përdorimit të një citimi nga Alexis de Tocqueville nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së fundit të grupit parlamentar socialist. Zhupa e akuzon Ramën për manipulim të qëllimshëm të tekstit, duke lënë jashtë një pjesë thelbësore të tij.

Sipas deputetes Zhupa, Rama ka hequr fjalën “e keqe” nga fraza e Tocqueville: “Përvoja na mëson se çasti më i rrezikshëm për një qeveri të keqe është zakonisht ai kur ajo fillon të reformohet”, gjë që ajo e konsideron si një “autogol” politik.

Zhupa argumenton se, duke cituar këtë frazë, Rama në fakt pranon se është në krye të një “qeverie të keqe”. Ajo e përfundon reagimin e saj duke i kërkuar Ramës dorëheqjen: “Një qeveri e keqe nuk i duhet shqiptarëve. Rama, jep dorëheqjen!

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

A i jepet besa një kryeministri që manipulon edhe citimet?

Qeveri e keqe, kështu e cilëson Rama qeverinë e tij, duke bërë autogolin e citimit të Tocqueville.

Tokëvili ( Tocqueville) shkruan në faqen 250 të librit të tij “Rregjimi i vjetër dhe Revolucioni”: Përvoja na mëson se çasti më i rrezikshëm për një qeveri të keqe është zakonisht ai kur ajo fillon të reformohet.

Këtë citoi Rama por “harroi” fjalën e KEQE duke mashtruar përsëri sic e ka zakon.

Një qeveri e keqe nuk i duhet shqiptarëve!! Rama jepe dorëheqjen!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...