U vranë nga ish-dhëndri, i jepet sot lamtumira e fundit çiftit Plaka

Publikuar me datë:

Familjarë, të afërm, miq dhe banorë të zonës do t’i japin sot lamtumirën e fundit Kosta dhe Bejlere Plakës, çifti që humbi jetën në tragjedinë e ndodhur një ditë më parë në fshatin Vidhishtë, në bashkinë e Roskovecit.

Ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 11:00, ku çifti do të përcillet për në banesën e fundit mes dhimbjes së familjarëve dhe tronditjes që ka përfshirë të gjithë komunitetin.

Kryefamiljari Kosta Plaka, 58 vjeç, humbi jetën në vendngjarje pasi u qëllua me armë gjahu nga Refik Buzi, ndërsa bashkëshortja e tij, Bejlere Plaka, 55 vjeçe, mbeti e plagosur rëndë dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 24 korrikut, kur Refik Buzi, ish-i fejuari i vajzës së çiftit, dyshohet se shkoi në banesën e familjes Plaka në Vidhishtë. Ai vrau Kosta Plakën, plagosi rëndë bashkëshorten e tij dhe më pas mori me vete ish-të fejuarën, Rozalinda Plaka, e cila u lirua pas disa orësh gjatë një operacioni të forcave speciale RENEA.

Pas disa orësh negociatash me policinë, autori i dyshuar, Refik Buzi, dyshohet se i dha fund jetës brenda automjetit me të cilin ishte rrethuar nga forcat speciale në zonën e Kurjanit.

Tragjedia ka tronditur banorët e Vidhishtës dhe mbarë opinionin publik, ndërsa ceremonia mortore e Refik Buzit pritet të zhvillohet ditën e nesërme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kroacia bllokon Malin e Zi. Veto për kapitullin e politikave të jashtme

Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, renditet ndër...

Itali/ Zbulohet laboratori i drogës, sekuestrohen 15 kg kokainë, arrestohen dy shqiptarë

Një laborator droge është zbuluar nga autoritetet italiane në...

Vllaznia rikthen në fokus François Dulysse, nisin kontaktet për mbrojtësin haitian

Vllaznia vijon lëvizjet në merkaton e verës për të...