Provokim në Jerusalem? Mbi 2 mijë hebrenj ekstremistë luten në Malin e Tempullit nën mbrojtjen e policisë

Publikuar me datë:

Mbi 2 mijë aktivistë hebrenj të krahut ekstrem, të udhëhequr nga ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, hynë të enjten në Malin e Tempullit në Jerusalem, një nga vendet më të shenjta për hebrenjtë dhe i treti më i shenjtë në Islam.

Vizita u zhvillua në kuadër të shënimit të Tisha B’Av, ditës që përkujton shkatërrimin e Tempullit të Parë dhe të Dytë hebre. Nën masa të rrepta sigurie, grupi u pa duke u lutur, kënduar himnin kombëtar të Izraelit dhe valëvitur flamuj izraelitë.

Veprimi është cilësuar si provokues, pasi bie ndesh me marrëveshjet në fuqi që prej vitit 1967, të cilat ndalojnë besimtarët jomyslimanë të kryejnë rituale fetare në këtë vend të shenjtë.

“Shikoni çfarë po ndodh: hebrenjtë po luten dhe ndiejnë se këtu zot është Shteti i Izraelit. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë”, deklaroi Ben-Gvir.

Autoriteti jordanez që administron statusin e vendit e cilësoi ngjarjen si një “përdhosje të papranueshme”, ndërsa Autoriteti Palestinez e dënoi si një provokim të rrezikshëm. Edhe organizata izraelite Peace Now paralajmëroi se veprime të tilla mund të përshkallëzojnë tensionet në rajon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...