Valdrin Pjetri nis një qasje të re në krye të ATP: Çdo të mërkurë, takim i drejtpërdrejtë me qytetarët

Publikuar me datë:

Shkodrani Valdrin Pjetri ka ndërmarrë një hap të ri në drejtimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, duke vendosur komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët në qendër të punës së institucionit.

Duke nisur nga kjo javë, çdo të mërkurë do të organizohet “Dita e Hapur”, një iniciativë përmes së cilës Pjetri, së bashku me stafin e Agjencisë, do të presë qytetarët për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe problematikat që lidhen me çështjet e pronësisë.

Kjo nismë synon jo vetëm të afrojë institucionin me qytetarët, por edhe të rrisë transparencën dhe efikasitetin në trajtimin e dosjeve të pronës, si dhe në proceset e kompensimit dhe njohjes së pronësisë.

Iniciativa është vlerësuar edhe nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i cili theksoi se komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët është hapi i parë drejt zgjidhjes së çështjeve të pronës. Sipas tij, përshpejtimi i proceseve dhe dëgjimi i çdo qytetari janë pjesë e një qasjeje të re që synon të japë rezultate konkrete.

Me këtë nismë, Valdrin Pjetri synon ta bëjë Agjencinë e Trajtimit të Pronave më të hapur, më pranë qytetarëve dhe më të përgjegjshme në zgjidhjen e problematikave të trashëguara prej vitesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]