Protesta/ Rama “iu lëshohet” socialistëve: Fajin e ka administrata

Publikuar me datë:

Edi Rama ka kritikuar mënyrën se si PS ka komunikuar me qytetarët, duke pranuar se shumë prej mesazheve të mazhorancës janë perceptuar si arrogante.

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar, Rama tha se fitorja me 83 mandate është njëkohësisht bekim dhe mallkim.

Më tej, ai sulmoi administratën dhe përfaqësuesit të PS-së, duke thënë se “mungesa e empatisë së njerëzve të shtetit është bërë e padurueshme” dhe se ka funksionarë që “u flasin njerëzve sikur të kenë karrige në vend të fytyrës dhe fytyrën e kanë të parkuar në vend të prapanicës”.

“Pas fitores së madhe që na dha 83 mandate, e kam thënë në disa takime të brendshme me ju, ajo fitore është mallkim aq sa bekim. Bekim sepse na dha forcën të vijojmë transformimin me mbështetjen e popullit, por mallkim spes efitoret e mëdha e kthejnë në mbipeshë të përjetuar keq çdo përplasje mes realitetit dhe pritshmërisë së qytetarëve.

U kemi të drejtë të ankohemi pse gjykohemi, por duhet të pranojmë atë që dhemb më shumë, faktet tona shpesh nuk dëgjohen sepse përjetohen si arrogancë, jo se janë të rreme, por sepse edhe kur jepen jepen pa empati. Një e vërtetë e thënë me arrogancë, mund të humbasë përballë një gënjeshtre të thënë me empati. Mungesa e empatisë së njerëzve të shtetit është bërë e padurueshme, arroganca e njerëzve pa gjak që u flasin si të kenë karrige në vend të fytyrës dhe fytyrën e kanë të parkuar në vend të prapanicës, dhe këtu nuk po flas për ata që kërkojnë para. ”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulm me dron në zemër të Rusisë, digjet një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SSU) ka realizuar një...

Spitali i Durrësit ekspozon pacientin. Publikon se është me HIV dhe përdorues heroine

Një denoncim publik për trajtimin e një pacienti në...

Ekspertët kërkojnë  ngadalësimin e zhvillimit të AI

Më shumë se 1 mijë punonjës dhe drejtues të...

Edona Bilali shpreh ngushëllime për tragjedinë në Postribë

Zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali, ka reaguar...