Rama sulmon sërish protestuesit: Flamingot ikën, mbetën vetëm pulat dhe vezët e tyre

Publikuar me datë:

Kryeministri Rama ka sulmuar sërish protestuesit që prej rreth dy muajsh vijojnë qëndrimin në shesh duke kërkuar largimin e tij nga posti i kryeministrit.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Rama përdori një gjuhë përçmuese ndaj protestuesve, duke i krahasuar ata me “pula” dhe “vezë”.

“Meqë bulevardi u zbraz nga Flamingot dhe aty mbeten vetëm pulat dhe vezët e punëzinjve, as duke u kapur thjesht më fort pas fakteve dhe duke menduar se përjetimi i popullit do të ndryshojë kur ne tia përsërisim faktet edhe `100 herë ë tjera, as thjesht duke bërë ca lëvizje njerëzish dhe duke bindur veten se populli do të bindet kur të shohë veprën aty kur sot ai shikon atdheun e nxjerrë në shitje.

Asnjë nga këto, as të tëra bashkë nuk mjaftojnë dot për ta mbyllur dot atë hendek, dhe për ta kuptuar deri në fund atë hendek, harrojini faktet tona dhe fokusohuni te përjetimi i njerëzve.

Sepse kur midis faktit tonë dhe përjetimit të njeriut të zakonshëm, hapet një hendek i atillë, atë e ka hapur rënia e besimit se pritshmëritë e tij do të realizohen. Dhe kur besimi ka rënë, edhe fakti më kokëfortë fillon duket si gënjeshtër. “, u shpreh Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]