Vrau babain e ish të fejuarës, i plagosi të ëmën dhe e mori peng, ja vendi ku fshihet Refik Buzi! Refuzon të dorëzohet

Publikuar me datë:

Forcat RENEA kanë lokalizuar autorin e krimit të rëndë të ndodhur sot në mëngjes në fshatin Vidisht, në Bashkinë Roskovec.

Refik Buzi pasi vrau ish vjehrrin, Kosta Plaka 58 vjeçar, plagosi, ish-vjehrrën Beleren 55 vjeçare dhe u largua me makinë duke marrë me vete ish të fejuarën e tij 28 vjeçare rezulton të jetë fshehur në një zonë pjesë e fshatit Mbërs, 5 km larg fshatit ku ndodhi vrasja.

Mjetet e specializuara të RENEA-s dhe forca të shumta të policisë vijojnë të mbajnë të rrethuar zonën ndërsa autori i ngjarjes  nuk pranon që të dorëzohet.

Vendi ku Buzi ishte fshehur fillimisht me 28 vjeçaren u arrit të identifikohej falë sinjalit të telefonit të Rozalinda Plakës.  Pas disa orësh (Ora 11:00) 35 vjeçari liroi 28 vjeçaren por refuzon të vetëdorëzohet edhe pse RENEA vijon negociatat.

Ish e fejuara e tij pasi është marrë në pyetje nga grupi hetimor, është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Fierit ku po merr ndihmën e parë pasi ka pësuar troditje të fortë psikologjike.

Familjarët e autorit pretendojnë se djali i tyre i ka dhënë një sasi të madhe lekësh Rozalindës. 

Kemi të bëjmë me një krim të paralajmëruar. Pasi të afërmit e familjes Plaka thonë se autori i cili ndodhej në masë ‘arresti shtëpie’ kishte kohë që kërcënonte. Gjithashtu ai ishte arrestuar tre herë dhe 3 herë ishte liruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Belind Këlliçi publikon foton e Olsi Ramës me Gert Hakën: Ja si u bënë pronarë të kazinosë në “Air Albania”

Belind Këlliçi, nënkryetar i Partisë Demokratike, ka intensifikuar akuzat...

Trump kritikon Netanyahun për të dytën ditë radhazi, para takimit në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi publikisht kryeministrin izraelit, Benjamin...

Kroacia bllokon Malin e Zi. Veto për kapitullin e politikave të jashtme

Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, renditet ndër...