Bushati për Ramën: E ka kuptuar se ora e tij ka mbaruar, prandaj sillet si satrap që mban pushtetin me dhunë

Publikuar me datë:

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se Edi Rama po e mban pushtetin me akte dhune ndaj protestuesve, pasi e ka kuptuar se “politikisht ora e tij ka mbaruar”.

Mendoj se Rama e ka lexuar dhe kuptuar shumë mirë protestën. Po sillet sipas marzhit të vogël që ka. Ai ishte mësuar me kundërshtar që luftonin në të njëjtin sistem. Sot i ka dalë përballë një gjë që do përmbysjen e këtij modeli.

Ai e ka kuptuar se marzhi i tij i lëvizjes është shumë i vogël. Një njeri më ketë marzh mundohet të sillet si lideri i një pakice që do të shtypë një shumicë. Sjellja e Ramës në këto muaj kjo është. Ai nuk është idiot që të thotë, CNN është media që bën fake news, që potestuesit janë nga Irani. Bëhet për përçarjen e shoqërisë. Nuk është idiot që për vezë ushtron dhunë.

Por dhuna është i vetmi mjet që përballë një shumicë shqiptarësh që refuzojnë modelin e tij, mund ta mbajnë në pushtet. Rama e ka kuptuar se politikisht ora e tij ka përfunduar. Prandaj po sillet si satrap, që atë që deri tani bënte sikur e mbante me votë, e mban me dhunë”, deklaroi Bushati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]