Edona Bilali: Shqipëria duhet të heqë dorë nga “Sindroma e Hirushes” në politikë

Publikuar me datë:

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali, ka publikuar një reagim ku flet për atë që e quan “Sindroma e Hirushes” në politikën shqiptare, duke argumentuar se pritja që ndryshimi të vijë nga faktorë të jashtëm pengon zhvillimin e vendit.

Sipas Bilalit, demokracia nuk ndërtohet duke pritur “shpëtimtarë”, por përmes angazhimit të qytetarëve, forcimit të institucioneve dhe përgjegjësisë individuale. Ajo thekson se ndryshimet e qëndrueshme vijnë nga puna e përditshme dhe jo nga ndërhyrjet e jashtme.

Në reagimin e saj, zëvendësministrja kritikon përdorimin e gjuhëve të huaja në protesta dhe aktivitetet politike, si edhe takimet informale me përfaqësues ndërkombëtarë jashtë protokollit, duke i cilësuar këto si shenja të një mentaliteti varësie ndaj të huajve.

Bilali apelon që shqiptarët të ndërtojnë vetë të ardhmen e vendit, përmes dialogut, pjesëmarrjes aktive dhe besimit te institucionet, duke lënë pas, sipas saj, mentalitetin e pritjes që dikush tjetër do t’i zgjidhë problemet e Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dorëhiqet drejtori i gjimnazit në Tuz, vendimi pas protestave të nxënësve

Sehad Lulanaj ka lënë detyrën e drejtorit të shkollës...

Rama në Vlorë/ Takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Vlorë, ku...

Rexha vijon “Prania Besnike” në Malësinë e Madhe, takime me banorët në Reç dhe Bajzë

Deputeti socialist Bujar Rexha ka vijuar takimet me banorët...

Nga Shkodra në Lezhë, policia ndalon dy makina luksoze, njëra e blinduar

Dy automjete luksoze janë ndaluar nga Policia e Lezhës...