Aksidenti te Teg-u/ Betonieres iu këputën frenat

Publikuar me datë:

Dështimi i sistemit të frenimit ose një shqetësim shëndetësor i drejtuesit të mjetit janë këto dy pistat që po hetohen nga policia si shkak i aksidentit të ndodhur një ditë më parë në rrethrrotullimin e Tegut.

Sipas informacioneve mësohet se viktimat, Mohamed Lotf, 30 vjeç, dhe Mohamed Ali, 44 vjeç, kishin ardhur në Shqipëri nga Egjipti rreth një muaj më parë, me vizë pune dhe me leje qëndrimi 1-vjeçare.

Nga verifikimet rezulton se të dy ishin të pajisur me leje drejtimi, me patentë kamioni dhe si pompist ata punonin ne kompaninë Alba Beton.

Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën në orën 16:20 kamioni po lëvizte në Unazën Lindore të Tiranës, nga Farka në drejtim të Tegut, kur u përfshi në aksident.

Sipas pamjeve të sigurisë shikohet se mjeti i tonazhit të rëndë hyn me shpejtësi të lartë në drejtim të rrethit duke përplasur autoveturën që vinte nga krahu i majtë dhe po priste përparësinë e kalimit.

Ndërkohë Roland Nuri 28-vjeçari që u plagos pasi mjeti i tij u përplas nga kamioni ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Sipas informavioneve 28-vjeçari mori lëndime të lehta ndonëse mjeti i tij u shkatërrua plotësisht.

Për të përcaktuar qartë shkakun e aksidentit grupi hetimor do të analizojë  rezultatet e ekspertizës mjekoligjore të viktimave dhe ekspertimin teknik të mjetit që ra nga lartësia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trajneri i Spartakut: Daku i pakënaqur me rolin

Trajneri i Spartakut të Moskës, Vadim Romanov, ka bërë...

Arrestohet në Itali 47-vjeçari i dënuar me 15 vite burg në Shqipëri

Autoritetet italiane kanë ndaluar Alok Mittra, 47 vjeç, i...

Kombëtarja bashkohet e plotë/ Maran nis përgatitjet me të gjithë lojtarët në dispozicion

Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet me të gjithë grupin e lojtarëve të grumbulluar, ndërsa ndajnë vetëm tre ditë nga sfida e parë në Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë që do të zhvillohet në Tiranë. Kombëtarja rikthehet e plotë në stërvitje Trajneri Rolando Maran ka në dispozicion komplet listën e futbollistëve të thirrur, por përjashtim bën […]