“Ministrat zgërdhihen”, Gjekmarkaj: Po përdoren substanca të rrezikshme ndaj qytetarëve, Lamallari të japë shpjegime

Publikuar me datë:

Deputeti i PD dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj denoncoi nga Kuvendi se ndaj protestuesve po përdoren nga policia substanca të rrezikshme.

Gjekmarkaj i bëri thirrje ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari të marrë masa për garantimin dhe mbarëvajtjen e protestës së qytetarëve, të cilët siç tha ai kanë arsye madhore për të protestuar kundër qeverisë.

Agron Gjekmarkaj: Protestuesit të trajtohen me dinjitet. Këtu një pjesë e ministrave qeshnin dhe zgërdhiheshin, ndërkohë që ata jashtë nuk janë armiqtë, por qytetarët e Republikët të cilët protestojnë për një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme dhe kundër korrupsionit dhe kanë një mijë arsyet e zotit për të qenë të zemëruar. Ajo është arsyeja e të shtypurve. Cilësia e protestës është edhe cilësi e demokracisë. Zoti Lamallari të vijë këtu dhe të japë shpjegime për substancat që po përdoren ndaj tyre, po u shkaktojnë djegie trupi, ambulancat shkojnë dhe vijnë. Të garantohet cilësia e protestës. Ata janë qytetarë të Republikës, kanë të drejtë Kushtetuese të protestojnë. Protestojnë sepse kanë vetëm dy zgjedhje, të ikin siç i lejoi Fidel Kastro kubanezët, e dyta të jetojnë si qytetarë të nënshtruar. Kanë vendosur si qytetarë të rebeluar për një Shqipëri ku partia dhe shteti nuk janë një, ku nuk pengohet drejtësia, ku nuk triumfon korrupsioni dhe ku banaliteti nuk është fytyra e qeverisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ish-kreu i infektivit amerikan refuzon të dëshmojë për origjinën e COVID-19

Ish-drejtori i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive...

BE: Evropa rrezikon një sezon katastrofik zjarresh në fillim të gushtit

Një agjenci e Bashkimit Europian ka ngritur alarmin për...