“Shkodra pa ujë në kulmin e vapës”/ Deputeti Kliti Hoti: Ku kanë përfunduar mbi 20 milionë euro investime?

Publikuar me datë:

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka reaguar për situatën e furnizimit me ujë të pijshëm në Shkodër, duke akuzuar Bashkinë dhe Shoqërinë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve për neglizhencë dhe keqmenaxhim. Ai ngriti një sërë pyetjesh mbi investimet e kryera ndër vite, cilësinë e ujit dhe afatet për rikthimin e furnizimit normal për qytetarët.

Deklarata e plotë

Të nderuar qytetarë të Shkodrës,

Të nderuar përfaqësues të medias,

​Në këto ditë të nxehta të korrikut, kur temperaturat po arrijnë maja ekstreme dhe uji i pijshëm është jo thjesht një e drejtë elementare, por një kusht mbijetese, mijëra familje shkodrane po përjetojnë një makth të vërtetë. Prej dy ditësh, qytetarët kanë mbetur pa pikë uji në çezma, ndërsa në ato pak zona ku furnizimi është rikthyer, nga rubinetat rrjedh një ujë i turbullt, i ndotur dhe plotësisht i papërdorshëm, që rrezikon drejtpërdrejt shëndetin e tyre.

Kjo është një skenë e turpshme për qytetin tonë. Shkodra, rajoni më i pasur në të gjithë Shqipërinë me burime ujore, po vuajtur për ujë të pijshëm si të ishte në mes të shkretëtirës! E gjithë kjo dëshmon paaftësinë ulëritëse, neglizhencën dhe braktisjen totale që Pushteti Vendor dhe Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve po u bëjnë qytetarëve shkodranë.

Mbi 20 milionë euro të pretenduara si investime ndër vite por rezultati është zero!

​Ku kanë shkuar këto para? Pse Shkodra vazhdon të përballet me:

​Ndërprerje drastike të ujit pikërisht në kulmin e vapës së verës;

​Mungesë të furnizimit 24 orë në shumicën e lagjeve;

​Braktisje totale të lagjeve periferike dhe fshatrave, të cilat nuk kanë parë asnjë investim serioz;

​Cilësi katastrofike të ujit, i cili shpesh vjen me baltë e mbetje.

Çmimi i ujit është rritur me 37.5%, ndërsa me ardhjen e drejtimit të ri të Bashkisë, barra mbi qytetarin është rënduar akoma më shumë. Nëntë vite më parë një lidhje e re kontrate kryhej si shërbim falas nga bashkia, ndërsa sot qytetarët detyrohen të paguajnë 100 mijë lekë të vjetra! Po ashtu, çdo dëmtim apo amortizim i matësit i faturohet pa asnjë mëshirë abonuesit. Kjo nuk është mbështetje për qytetarët.

Sot, ne i drejtojmë publikisht këto pyetje Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Bashkisë Shkodër:

​Kur do të rikthehet furnizimi normal me ujë në çdo lagje dhe fshat të Shkodrës?

​A janë kryer analizat e cilësisë së ujit të turbullt që po vjen në çezma dhe ku janë rezultatet zyrtare laboratorike për sigurinë e tij?

​Sa janë humbjet reale teknike e administrative në rrjet sot, pas 20 milionë eurove të shpenzuara?

​Ku kanë përfunduar fondet e investuara gjatë këtyre viteve dhe kush mban përgjegjësi administrative e penale për këtë dështim?

Ujësjellës-Kanalizime Shkodër duhet të mbajë përgjegjësi dhe të furnizojë me ujë të pijshëm qytetarët e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulm me dron në zemër të Rusisë, digjet një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SSU) ka realizuar një...

Spitali i Durrësit ekspozon pacientin. Publikon se është me HIV dhe përdorues heroine

Një denoncim publik për trajtimin e një pacienti në...

Ekspertët kërkojnë  ngadalësimin e zhvillimit të AI

Më shumë se 1 mijë punonjës dhe drejtues të...

Edona Bilali shpreh ngushëllime për tragjedinë në Postribë

Zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali, ka reaguar...