Ujman/ Shemben 11 ndërtesa. Dy prej vilave të nënkryetarit të listës serbe

Publikuar me datë:

Paraditen e sotme ka nisur rrënimi i objekteve të ndërtuara pa leje në pronën e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, pranë Liqenit të Ujmanit, ndërsa në mesin e tyre janë edhe dy vila që i përkasin kryesuesit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, serbi Ivan Zaporozhac, dhe vëllait të tij.

Aksioni ka nisur të martën në mëngjes, me kërkesë të “Ibër-Lepencit”, për lirimin e pronave të uzurpuara në parcelat që janë në pronësi të kësaj ndërmarrjeje publike.

Aksioni është zhvilluar nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

11 personave që kishin ndërtuar objekte në pronën e “Ibër-Lepencit” u ishte kërkuar që në 3 korrik t’i largonin endet nga këto objekte dhe t’i lironin ato më së largu deri më 17 korrik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kroacia bllokon Malin e Zi. Veto për kapitullin e politikave të jashtme

Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, renditet ndër...

Itali/ Zbulohet laboratori i drogës, sekuestrohen 15 kg kokainë, arrestohen dy shqiptarë

Një laborator droge është zbuluar nga autoritetet italiane në...

Vllaznia rikthen në fokus François Dulysse, nisin kontaktet për mbrojtësin haitian

Vllaznia vijon lëvizjet në merkaton e verës për të...

Ndodh në Shkodër/ Turistët i futen në shtëpi humoristit Tan Brahimi

Dy turistë nga Anglia kanë hyrë pa autorizim në...