Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (EMRAT)

Publikuar me datë:

Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Lista është shpallur pas përfundimit të procedurës së verifikimit të kritereve ligjore, në kuadër të procesit të nisur nga Gjykata e Lartë më 26 qershor 2026, për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të KLGJ-së: një gjyqtari nga shkalla e parë, një nga gjykatat e apelit dhe një nga Gjykata e Lartë.

NJOFTIMI I PLOTE
Në vijim të procedurës së shpallur nga Gjykata e Lartë më datë 26.06.2026, për zgjedhjen e 1 (një) gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë, 1 (një) gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të apelit dhe 1 (një) gjyqtari nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe pas përfundimit të procesit të verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore, bazuar në ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Gjykata e Lartë shpall zyrtarisht listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, si më poshtë:

▪️ Arbena Ahmeti – Gjykata e Lartë
▪️ Sandër Simoni – Gjykata e Lartë
▪️ Igerta Hysi – Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
▪️ Fatri Islamaj – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
▪️ Matilda Llangozi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
▪️ Brunilda Kadi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
▪️ Manjola Xhaxho – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Njëkohësisht, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, shpall datën e zhvillimit të Mbledhjes së Përgjithshme të Gjyqtarëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, 25 shtator 2026, ora 10.00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta papritur në moshën 54- vjeçare Artan Pogoni

Sporti dhe bota akademike shqiptare janë në zi pas...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit, çështja do gjykohet nga GJKKO

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga...

Patos/ Ferma përfshihet nga flakët. Dëme materiale dhe humbje në bagëti

Një zjarr masiv ka përfshirë një fermë blegtorie në...