‘Duhet ta rrëzojmë!’ Al Jazeera: Prej 7 javësh shqiptarët në protestë kundër korrupsionit dhe qeverisë Rama

Publikuar me datë:

Mediat ndërkombëtare vijojnë t’i bëjnë jehonë protestave në Shqipëri që dje shënoi ditën e saj të 51-të. Rrjeti I njohur ndërkombëtar televiziv dhe mediatik  Al Jazeera i ka kushtuar një tjetër shkrim protestave anti-qeveritare që po zhvillohen në vend, duke vënë në dukje se ato kanë hyrë tashmë në javën e tyre të shtatë.

Në fokus të raportimit të kësaj media janë tubimet e qytetarëve, të cilët protestojnë kundër korrupsionit, keqqeverisjes dhe vendimeve të ekzekutivit.

Al Jazeera i kushton vëmendje të veçantë protestës së zhvilluar një ditë më parë para godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa deputetët po futeshin për të marrë pjesë në seancën plenare.

“Protestuesit shqiptarë kanë qëlluar përsëri me vezë ligjvënësit, ndërsa demonstratat anti-qeveritare kundër korrupsionit dhe resortit vazhdojnë për javën e shtatë,”, shkruan Al Jazeera.

Një nga protestuesit e intervistuar u shpreh se, qeveria e kryeministrit Edi Rama duhet të largohet pasi ka dështuar.

"Toka jonë është shitur. Nuk kemi ilaçe në spitale. Qeveria jonë është e korruptuar. Shqipëria po vuan prej kaq shumë vitesh. Ne jemi këtu për njerëzit, për vendin. Na duhet një qeveri e re. Duhet ta rrëzojmë këtë qeveri," u shpreh protestuesi

Është dita e 51-të. Po kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit. I kemi marrë vesh të gjitha, Populli shqiptar nuk gënjehet më’ thotë një protestuese tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta papritur në moshën 54- vjeçare Artan Pogoni

Sporti dhe bota akademike shqiptare janë në zi pas...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit, çështja do gjykohet nga GJKKO

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga...

Patos/ Ferma përfshihet nga flakët. Dëme materiale dhe humbje në bagëti

Një zjarr masiv ka përfshirë një fermë blegtorie në...