Alarm për mungesën e ujit në Malësi të Madhe, PSD kërkon mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak

Publikuar me datë:

Situata e furnizimit me ujë të pijshëm në Malësi të Madhe vijon të mbetet shqetësuese edhe në kulmin e sezonit veror. Sipas një reagimi të Kryetarit të PSD Malësi e Madhe, Ardian Hysa, rreth 70% e banorëve nuk furnizohen fare me ujë të pijshëm, ndërsa pjesa tjetër e merr ujin vetëm për 30 minuta deri në një orë gjatë 24 orëve.

Sipas Hysës, kjo situatë nuk lidhet me mungesën e burimeve ujore, pasi prurjet në burimin e Rrjollit konsiderohen të mjaftueshme. Ai akuzon për menaxhim të dobët SHA Ujësjellës-Kanalizime Shkodër, duke i cilësuar oraret e publikuara dhe premtimet për furnizim si “mashtrime në dëm të qytetarëve”.

Në emër të PSD Malësi e Madhe, e cila e cilëson veten forcën e parë politike në bashki, Hysa kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak, ku të jenë të pranishëm kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj, si dhe drejtuesit e SHA Ujësjellës-Kanalizime Shkodër, për të dhënë shpjegime dhe për të marrë masa konkrete për zgjidhjen e krizës.

Ai u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të mos abuzojnë me durimin e qytetarëve, duke theksuar se banorët e Malësisë së Madhe nuk mund të përballojnë mungesën e ujit të pijshëm në mes të verës.

Sipas deklaratës së PSD-së, situata e këtij viti paraqitet e njëjtë me atë të 20 korrikut 2024, pa një përmirësim të dukshëm në furnizimin me ujë për banorët e zonës.

Burimi: Zani i Veriut

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pukë/ Sherr mes dy familjeve, plagosen dy persona

Një përplasje për çështje pronësie mes dy familjeve në...

Mali i Zi miraton: Dy ditë pushim për gratë gjatë ciklit menstrual

Gratë në Mal të Zi të diagnostikuara me sëmundje...