Avokati Gjergj Neli, njëkohësisht përfaqësues ligjor i çiftit Mujeci të ekzekutuar në fshatin Balldre të Lezhës, ka folur për ngjarjen e rëndë, duke theksuar se viktimat nuk rezultonin autorë të vrasjes së vitit 2016, për të cilën ishin hetuar më parë.
Sipas avokatit krimi mund të ishte shmangur, ndërsa nënvizoi se çështja kishte përfunduar me pushim nga drejtësia, pavarësisht se hetimet janë rihapur së fundmi.
“Unë më tepër ndodhem këtu me cilësinë e avokatit, përfaqësuesit ligjor të çiftit të ekzekutuar ditën e dielë, sesa më tepër familjar në kuptimin e se unë, që është e vërteta, unë të ekzekutorët i njoh çiftin Mujeci, unë i kam në fis, por unë kam qenë edhe, edhe me cilësinë e avokatit, edhe më tepër rreth ngjarjeve të fundit, para se të ndodhte ngjarja e ekzekutimit dhe para se të vriteshin në rrethana tepër makabre për familjen, për familjen Mujeci, për fëmijët e tij dhe për të gjithë farefisin dhe komunitetin. Pra kjo ishte një ngjarje tepër, tepër e rëndë që ka tronditur mbarë opinionin dhe mbarë komunitetin për rreth Lezhës. Në këtë cilësi unë ndodhem sot në këtë program të tuajin dhe në lidhje me ngjarjen unë kam për të thënë se, dëgjuam dhe kronikën nga ana juaj, por që, ekzekutorët nuk kanë dashur dhe nuk ka qenë e nevojshme të kryejnë këtë akt makabër, sepse në lidhje me ngjarjen e vrasjes të vitit 2016, të njeriut të tyre, babit të tyre, Genti Mhillaj, po, ajo ngjarje për të cilën fillimisht u akuzuan nga policia dhe u morën në cilësinë e të pandehurve dhe si persona të dyshuar për ngjarjen, Kreshnik Mujeci së bashku me vëllanë dhe me një kushëririn e tij, Jozefin, por ishin vetë organet e policisë për të cilën ata e mbyllën dhe e dërguan në prokurori pa autor.
Pra, prokuroria me vendimin e saj, sipas vendimeve të kohës, ajo vendosi pushimin e procedimit penal, por ndërkohë pala e dëmtuar, pra pala e viktimës, linte të drejta që të bëheshin ankim në gjykatë dhe gjykata e shkallës së parë, Shkodër, në atë kohë, pra të vitit 2017, ka vendosur pushimin e procedimit penal me arsyetimin dhe konkludimin që Kreshnik Mujeci dhe të tjerët, Jozefi dhe vëllai, nuk ishin këta autorë e krimit të vrasjes së Gent Mhillaj. Dhe me këtë aspekt tani, aktualisht kjo çështje përsëri, është rikthyer procedimi nga Gjykata e Lartë për në rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Por kjo nuk do të thotë që i ndjeri dhe familja Mujeci të jenë autorë apo të jenë ato që kanë shkaktuar vrasjen e Genti Mhillajt. Kjo nuk do të thotë, pra hetimet vazhdojnë.
Tani unë nuk do t’i futem aspektit kanunor dhe zakonor të malësisë apo të trevave të zonës përreth Lezhës, sepse, në fakt, në lidhje me këtë procedurë do të ishte ndjekur, disa procedura që i ndjek shoqata e pajtimit të gjaqeve, që është edhe në Shkodër dhe jo kudo, por më e fuqishme dhe një shoqatë tepër e sofistikuar është në Shkodër përsa i përket këtyre ngjarjeve dhe gjaqeve që fiton, krijuar konfliktet dhe marrëveshjes së tyre. Pra, dy fiset duhet të ishin shtruar, siç është e vërteta, nëpërmjet shoqatave të pajtimeve të gjaqeve. Por si, në çfarë forme? Do të përdoreshin të gjitha format dhe mjetet e tyre të pajtimit, siç i ka zona dhe siç i ka këtu, malësor.
Për shembull, për shembull, duhej që, duhej që të dy fiset, burrat më të zgjuar dhe burra që u ecën fjala, të bëheshin një be. Por beja duhej të ishte kërkuar në fakt nga pala e viktimës, pra nga fisi i Mhillaj dhe nëse kjo do t’i ishte afruar fisit të Mujecëve, Mujecët kanë plot burra, kanë njerëz, kanë burrni, është një fis tepër i mençur, një fis me burrni dhe me tradita të mira malësore. Do të ishin shtruar dhe do të ishin të detyruar për me i ra besë sipas rregullave të besë”,- tha avokati.

