“Ndal policia!”/ Me tritol, granata dhe kapsolla detonatore me vete, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Publikuar me datë:

Një 52-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi u kap duke transportuar një sasi lëndësh shpërthyese dhe municionesh luftarake.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, gjatë një operacioni të zhvilluar në rrugën “Kastriotët”, shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasin Petrit Çeça, 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit të qeses që ai mbante me vete, efektivët e Policisë gjetën dhe sekuestruan si prova materiale: 2 granata dore luftarake, 2 ndezës unifikues, rreth 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e lëndës plasëse e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim dhe 6 kapsolla detonatore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur qëllimin e posedimit të këtij arsenali dhe nëse personi i arrestuar ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Braçe: Koçeku erdhi me karrike në PS, pa kontribute. “Bujtinën a e ka me letra?”

Deputeti socialist Erjon Braçe ka kritikuar mënyrën se si,...

Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht brenda PS

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ndaj publikimit të...

Braçe flet pa dorashka për “Partinë-Shtet” të Spiropalit

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur lidhur me nocionin...

Skandal mjedisor në Malësi të Madhe! Digjen mbeturinat pranë banesave, tymi pushton zonën

Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e kësaj të...