Sot seancë plenare/ PD mbledh Grupin Parlamentar në orën 11:00

Publikuar me datë:

Partia Demokratike do të mbledhë sot Grupin Parlamentar një orë para seancës së radhës plenare, duke lënë të hapur mundësinë e pjesëmarrjes në Kuvend pas dy mungesave të fundit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, bëri me dije se mbledhja do të zhvillohet të hënën, më 20 korrik, në orën 11:00 në selinë e partisë, ndërsa seanca plenare është parashikuar të nisë në orën 12:00.

“Është caktuar seancë plenare të hënën, ora 12:00. Përgatitemi në çdo rast për seancën, që të jemi gati nëse grupi parlamentar vendos që të marrin pjesë”, njoftoi dje Bardhi.

Opozita nuk mori pjesë në dy seancat e fundit parlamentare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Samuel Nikaj emërohet drejtor i Akademisë Vllaznia

Samuel Nikaj është drejtori i ri i Akademisë Vllaznia....

Ina Zhupa: Rama kërkon të përdorë paratë e buxhetit kundër protestës studentore

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj...