Koçeku: “Jam deputete e pavarur. Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit”

Publikuar me datë:

Në një lidhje live përpara Kryeministrisë, aty ku po mbahet në ditën e saj të 49-të protesta kombëtare, ishte deputetja Marjana Koçeku, e cila theksoi se është një deputete e pavarur dhe se e mbështet protestën.

E pyetur nga gazetarja Topjana nëse do të jetë e pranishme në protestën që do të mbahet para Parlamentit më 23 korrik, Koçeku u shpreh se do ta mbështesë protestën dhe se, sipas saj, qytetarët kanë të drejtën e tyre të plotë dhe se Parlamenti u përket qytetarëve më shumë se askujt tjetër.

“Jam deputete e pavarur. Siç e kam thënë, unë e mbështes protestën. Besoj është e rëndësishme që të tanë ta dëgjojnë këtë protestë, ka me thënë dhe me fol shumë më shumë sesa mund të flas unë edhe shumë të tjerë, dhe e mbështes dhe do vazhdoj ta mbështes deri në fund. Nuk ka munguar mbështetja.

Unë do ta mbështes protestën më datë 23 korrik. Është e drejta e tyre e qytetarëve dhe parlamenti është një institucion që ju përket qytetarëve më shumë se askujt tjetër. Kështu që e ka mbështetjen time të plotë”, është shprehur Koçeku.

Burimi: Euro News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...