Anulohet stërvitja e fundit e Spanjës dhe lojtarët largohen me shpejtësi nga fusha para finales së Botërorit. Në rrezik edhe Argjentina…

Publikuar me datë:

Vigjilja e finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës po kalon peripeci të pazakonta për ekipet që do të diskutojnë këtë të diel për trofeun me të lakmuar.

Seanca e fundit stërvitore e Spanjës është anuluar sot në momentin kur lojtarët sapo kishin shkuar në qendrën stërvitore për të zhvilluar përgatitjet e fundit para duelit ndaj Argjentinës. Shkak është bërë një stuhi që shoqërohej me rrufe dhe për shkak të protokollit të sigurisë, është boshatisur menjëherë fusha ku sapo kishin dalë futbollistët.

Fillimisht seanca u shty, por tani është vendosur anulimi i plotë i saj, pasi stuhia do të vazhdojë në atë zonë të Nju Xhersit. Ndërkohë, nuk dihet ende çfarë do të ndodhë me Argjentinën e cila kishte të planifikuar një seancë stërvitore gjithashtu pak më shumë se 24 orë para duelit e përballet me të njëjtën situatë klimaterike. Seanca e argjentinasve për momentin është shtyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...