Me kallashnikov në makinë pa targa/ Zbardhet skema e atentatit në Lezhë, dyshohet për dy autorë

Publikuar me datë:

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e ndodhur këtë të diel në zonën e Balldrenit, në Lezhë, ku humbën jetën 39-vjeçari Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, Gentjana Mujeci.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, sulmi dyshohet të jetë kryer nga dy persona të armatosur me kallashnikovë, të cilët kanë dalë nga një automjet pa targa dhe kanë hapur zjarr në drejtim të makinës së çiftit. Nga verifikimet paraprake rezulton se mbi automjetin e viktimave janë qëlluar më shumë se 30 plumba, duke e lënë atë tërësisht të dëmtuar.

Hetimet paraprake tregojnë se autorët kanë përdorur të paktën dy mjete dhe kanë ndjekur lëvizjet e viktimës gjatë gjithë ditës. Në momentin e atentatit, makina e Kreshnik Mujecit është bllokuar nga një tjetër automjet që i ka prerë rrugën, duke e detyruar të ndalojë. Menjëherë më pas, autorët kanë dalë nga një makinë tjetër dhe kanë qëlluar me breshëri.

Raportohet se çifti kishte qenë më herët në një restorant, ku dyshohet se është vëzhguar nga atentatorët që prej momentit kur dolën nga ambientet e lokalit.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po analizon pamjet për të identifikuar autorët dhe për të rindërtuar të plotë dinamikën e ngjarjes.

Si pistë kryesore e hetimit mbetet ajo e hakmarrjes, pasi 39-vjeçari rezulton i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në vitin 2016.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kroacia bllokon Malin e Zi. Veto për kapitullin e politikave të jashtme

Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, renditet ndër...

Itali/ Zbulohet laboratori i drogës, sekuestrohen 15 kg kokainë, arrestohen dy shqiptarë

Një laborator droge është zbuluar nga autoritetet italiane në...

Vllaznia rikthen në fokus François Dulysse, nisin kontaktet për mbrojtësin haitian

Vllaznia vijon lëvizjet në merkaton e verës për të...

Ndodh në Shkodër/ Turistët i futen në shtëpi humoristit Tan Brahimi

Dy turistë nga Anglia kanë hyrë pa autorizim në...