Finalja e Botërorit, kardiologët: “Kujdes nga stresi për zemrën”

Publikuar me datë:

Finalja e Kupës së Botës mund të jetë një moment emocionesh të forta për miliona tifozë, por kardiologët paralajmërojnë se stresi i lartë gjatë ndeshjes mund të rrisë rrezikun për probleme me zemrën, veçanërisht te personat me faktorë rreziku.

Studimet shkencore kanë treguar se ndeshjet me intensitet të lartë mund të rrisin rastet e infarktit, aritmive dhe komplikacioneve kardiovaskulare. Një studim i publikuar pas Botërorit 2006 në Gjermani zbuloi se urgjencat kardiovaskulare u rritën 2.7 herë gjatë ndeshjeve të kombëtares gjermane.

Mjekët kardiologë shpjegojnë se, gjatë një finaleje, trupi reagon sikur ndodhet përballë një situate kërcënuese, duke çliruar hormone të stresit, si kortizoli dhe katekolaminat. Këto mund të rrisin tensionin, të përshpejtojnë rrahjet e zemrës dhe të favorizojnë formimin e mpiksjeve të gjakut.

Rreziku është më i lartë për personat që kanë kaluar infarkt, kanë stent, vuajnë nga hipertensioni, diabeti, kolesteroli i lartë ose aritmitë.

Ekspertët paralajmërojnë se nuk është vetëm ndeshja problemi, por edhe zakonet gjatë saj: ushqimet e rënda, alkooli, duhani dhe mungesa e gjumit mund ta shtojnë rrezikun.

Tri shenjat që nuk duhen neglizhuar janë: dhimbja e fortë në gjoks, që përhapet drejt shpatullës, qafës ose shpinës; gulçimi i papritur; dhe rrahjet e vazhdueshme të çrregullta të zemrës.

Këshilla e mjekëve është e thjeshtë: këtë të diel, shijoni emocionet e ndeshjes, por me masë dhe kujdes për shëndetin e zemrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...