Momente tensioni janë shënuar gjatë ditës së parë të punimeve të Kuvendit Kombëtar të protestës. Protagonist i një incidenti u bë ish-deputeti Selami Jenisheri.
Sapo hyri në sallë, Jenisheri zuri vend në rreshtat e parë, në hapësirën e rezervuar për organizatorët e aktivitetit. Kjo shkaktoi reagimin e tyre, të cilët kërkuan që ai të largohej nga ajo zonë. Pas ndërhyrjes së rojeve të sigurisë, ish-deputeti u shoqërua për disa çaste jashtë sallës.
Më pas situata u qetësua dhe Jenisheri u lejua të rikthehej në aktivitet. Ai pranoi të ulej në pjesën e pasme të sallës, ku ndoqi pa incidente të tjera vijimin e punimeve të Kuvendit Kombëtar të protestës.

