Qendra Muzeore “Ndre Mjeda”, një destinacion që ruan historinë, kulturën dhe trashëgiminë

Publikuar me datë:

Qendra Muzeore “Ndre Mjeda” e vendosur në Kukël, brenda territorit të Bashkisë Vau i Dejës, është një nga atraksionet kryesore të trashëgimisë historike dhe kulturore shqiptare. Ky kompleks përfshin si kishën ashtu dhe shtëpinë-muze, ku Ndre Mjeda, një nga figurat më të njohura të kulturës dhe letërsisë shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX, kaloi rreth 30 vite të jetës dhe krijimtarisë së tij.

Përgjegjësi i qendrës, Dom Nikë Ukgjini, thekson rëndësinë arkitekturore të kishës, e cila është ndërtuar në stil neoklasik, dhe elementët unikë që e bëjnë këtë kompleks një monument me vlera të veçanta historike dhe kulturore.

Ai gjithashtu tregon se restaurimi i bërë në vitin 2012 ka rikthyer identitetin origjinal të kompleksit, duke përmirësuar kushtet për ruajtjen e trashëgimisë dhe pritjen e vizitorëve.

Ndre Mjeda ka kaluar rreth tre dekada në Kukël, duke e shndërruar këtë vend në një pikë referimi për hulumtuesit, nxënësit dhe dashamirësit e historisë dhe kulturës shqiptare.

Interesi për vizitimin e këtij institucioni vazhdon të jetë i lartë. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, janë regjistruar 465 vizitorë, përfshirë 170 nxënës nga shkollat e Lezhës, Shkodrës dhe Tiranës. Ndërsa në vitin 2025, qendra u vizitua nga 660 persona.

Një nga veçoritë e këtij muzeu është se funksionon falë kontributeve vullnetarë dhe nuk kërkon biletë hyrjeje, duke mbetur kështu i vetmi muze i këtij lloji në vend që funksionon në këtë mënyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...