“Heroizëm epik ndaj terrorit të Ramës”/ Berisha thirrje demokratëve: Bashkohuni dhe bëni gjithçka për suksesin e protestës qytetare

Publikuar me datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë një thirrje të fortë dhe publike të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve demokratë që t’i bashkohen dhe të mbështesin fuqimisht revoltën qytetare që ka përfshirë bulevardin e Tiranës prej javësh.

Përmes një deklarate, lideri i opozitës e ka cilësuar qëndresën e qytetarëve dhe të rinjve si një “heroizëm epik”, i cili po vazhdon pavarësisht asaj që ai e quajti terror qeveritar të Edi Ramës dhe strukturave të tij ndaj pjesëmarrësve dhe organizatorëve.

Berisha theksoi se kjo lëvizje paqësore ka arritur të sigurojë tashmë një mbështetje të gjerë ndërkombëtare dhe përbën një moment historik për vendin, duke e krahasuar me lëvizjet e para tre dekadave.

“Kryengritja paqësore e rinisë dhe qytetarëve shqiptarë vazhdoi e pamposhtur duke siguruar mbështetje të madhe ndërkombëtare. Duke shprehur edhe njëherë mbështetjen më të fuqishme për këtë lëvizje, për këtë protestë të paprecedent që nga vitet ’90 në historinë e Shqipërisë, ftoj çdo demokrate e demokrat të marrin pjesë në frymën e saj si qytetarë, të bëjnë gjithçka për suksesin e saj”, u shpreh Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...