Plagosi me mjet prerës djalin e bashkëjetueses në Korçë, vihet në pranga 37-vjeçari

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, ku një sherr i çastit brenda familjes ka përfunduar me plagosjen e një adoleshenti.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se rreth orës 21:55, në spitalin e Korçës ka mbërritur i dëmtuar në kokë, me mjet prerës, shtetasi A. S., rreth 18 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, i riu është dëmtuar gjatë një konflikti për motive të dobëta me njerkun e tij, shtetasin N. B., 37 vjeç. Menjëherë pas plagosjes, autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes për t’i shpëtuar arrestimit.

Falë reagimit të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe shoqërimi në Komisariat i 37-vjeçarit, i cili tashmë ndodhet pas hekurave për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Korçë/ Plagosi me mjet prerës djalin e bashkëjetueses, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë lokalizohet dhe vihet në pranga 37-vjeçari.

Rreth orës 21:55, në spital është paraqitur i dëmtuar në kokë, dyshohet me mjet prerës, shtetasi A. S., rreth 18 vjeç, i cili, sipas të dhënave paraprake, është dëmtuar gjatë një konflikti për motive të dobëta me njerkun e tij, shtetasin N. B., 37 vjeç.

Pas ngjarjes, 37-vjeçari është larguar nga vendi i konfliktit. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe shoqërimi në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, i autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në terren për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti të rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Banoret e Rrjollit rikthehen në protestë kundër ndërtimit të resortit

Banorët paralajmërojnë protestë të përditshme dhe vendosjen e një...

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...