Vendi ynë renditet ndër më të prekurit në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Publikuar me datë:

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja afatgjata për të ardhmen e vendit.

Sipas Raportit Botëror të Migracionit 2026, vendi ynë përfshihet në grupin e shteteve ku largimi i të rinjve po ndikon drejtpërdrejt në uljen e numrit të lindjeve të mundshme.

Raporti evidenton se, ndërsa Europa ka parë një rënie të numrit të qytetarëve të saj që jetojnë jashtë vendit, nga rreth 20 milionë në vitin 1990 në 16 milionë në vitin 2024, Shqipëria ka ndjekur një drejtim të kundërt, me një rritje të ndjeshme të numrit të qytetarëve që jetojnë jashtë kufijve.

Shqipëria klasifikohet ndër vendet me normë lindshmërie nën nivelin e zëvendësimit të brezave. Emigrimi i të rinjve në moshë riprodhuese e thellon këtë problem, pasi redukton numrin e familjeve që mund të kontribuojnë në rritjen natyrore të popullsisë.

Sipas analizës së të dhënave për periudhën 2005-2024, vende si Luksemburgu, Malta dhe Irlanda kanë shënuar rritje të popullsisë, ndërsa shumë shtete të Europës Lindore dhe Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, kanë përjetuar rënie të ndjeshme.

Raporti thekson se, ndërsa vende si Gjermania dhe Italia po përpiqen të zbusin tkurrjen demografike përmes imigracionit, vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me humbje të vazhdueshme të fuqisë së re punëtore.

Për Shqipërinë, sfida kryesore mbetet frenimi i largimit të të rinjve dhe krijimi i kushteve që të ruhet kapitali njerëzor, në një kohë kur plakja e popullsisë po përshpejtohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Gjirokastër/ Flakët shkrumbojnë sipërfaqe toke me bimësi

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të...

Zjarret nuk ndalen, digjen 50 banesa në Norvegji

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri...

Qytetari proteston afër makinës së Ramës, policia e arreston

Teksa sot po mbahet protesta e 48, një incident...

Ja kushti pse BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit

Komisioni Evropian propozoi këtë të premte, ndryshime që do...