Peticioni që po bën bujë në Francë: ‘Të riluhet ndeshja me Spanjën’, ja arsyeja

Publikuar me datë:

Pas eliminimit nga Spanja në gjysmëfinalen e Botërorit 2026, në Francë ka shpërthyer polemika për një episod arbitrar që ka çuar deri në nisjen e një peticioni online për riluajtjen e sfidës.

Nisma është ndërmarrë nga disa tifozë francezë, të cilët pretendojnë se goli i parë i Spanjës, i shënuar nga Mikel Oyarzabal me penallti, nuk duhej të ishte vlefshëm. Sipas tyre, në aksionin që çoi te 11-metërshi, Lamine Yamal preku topin me dorë, një shkelje që, sipas peticionit, nuk u konstatua nga arbitri dhe VAR-i.

"Në rastin e penalltisë së akorduar për Spanjën, Lamine Yamal e prek topin me dorë. Franca nuk duhej ta pësonte atë gol të parë, i cili ndryshoi plotësisht rrjedhën e ndeshjes. Sporti duhet të luhet sipas rregullave dhe ato nuk janë respektuar", thuhet në tekstin e peticionit.

Iniciativa ka marrë shpejt mbështetje në internet. Deri në orën 15:00 të së enjtes, peticioni kishte mbledhur afro 49 mijë firma, duke treguar pakënaqësinë e një pjese të tifozëve francezë për vendimin arbitrar që, sipas tyre, ndikoi drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në Novoselë të Vlorës, flakët përfshijnë barishte dhe pemë

Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e fshatit...

Gjergj Stefa kritikon ashpër Vllazninë: Humbja me Malishevën, në kufijtë e skandalit

Gazetari sportiv Gjergj Stefa ka reaguar pas disfatës së...

Detaje nga vrasja e Edmond Sulës/ Ekzekutori u arratis në këmbë, pistat e hetimit

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet për ekzekutimin...