Gjyqi për dosjen “Sterilizimi”, SPAK rrëzon 23 kërkesat e Ilir Beqajt

Publikuar me datë:

Prokuroria e Posaçme vlerësoi se 23 kërkesat e Ilir Beqajt përmes të cilave kundërshton akuzën por edhe veprimet proceduriale të organit hetues, janë të pabazuara në ligj dhe duhet të rrëzohen.

Në shumicën prej pikave, Edvin Kondili relatoi se pretendimet e të pandehurit kanë marrë përgjigje në fazën hetimore, në seancë paraprake që gjenden përmes vendimit të gjykatës që pranoi kërkesën e gjykimit të dosjes penale por edhe në themel.

SPAK: Kërkesa e ilir beqajt për pavlefshmërinë e aktit të njoftimit të akuzës e duhet të rrëzohet pasi nuk është bazuar në ligj. Veprimet janë aprovuar nga gjyqtari paraprak, pranimi i kërkesës për gjykim. Pretendimi i Beqajt se akuza e vjedhjes nuk provohet, konstatojmë se i pandehuri nuk shtron kërkesa por bëjnë pyetje, që janë sqaruar, dhe do trajtohen gjatë konkluzioneve përfundimtare të palëve.

Për kërkesën e përshjashtimit të të dhënave elektronike nga një kompjuter dhe pavlefshmëri të akteve vlerësojmë se janë veprime procedurale në konform me Ligjin. Kërkesa 19, akuza për vjedhje duke shpërdoruar detyrën e pavlefshme, vlerësojmë se vendimi është i bazuar në ligj.

Sa i takon burime të provës dhe fakteve, në vendimin paraprak theksohen saktësisht dhe gjerësisht, ku theksohet edhe vlera e dëmit që të pandehurit i kanë shkaktuar shtetit.

Kërkesa 20, mungesa e kontratës origjinale të prokurimit. Kontrata origjinale nuk është gjetur në MSH, dhe kjo përbën një shkelje, por është gjrtur kontrëta e njësuar në FSDKSH, por fakti i mos gjetjes së kopjes origjinale të kontratës në MSH, dhe mbi këtë pretendim që nuk duhet të vlerësohet provë e vlefshme, e kundërshtojmë dhe kërkojmë rrëzimin e kërkesës së të pandehurit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përkujtohen Çerçiz Topulli dhe Muço Qulli, nderohet sakrifica e patriotëve shqiptarë

Në Shkodër është përkujtuar sot 111-vjetori i vrasjes së...

Shkodër, task-forcë kundër lypjes me fëmijë: Nis aksioni në terren

Fenomeni i shfrytëzimit të fëmijëve për lypje vazhdon të...

“Shpëto Arkivin Tënd”/ Muzeu “Marubi” fton qytetarët të dhurojnë materiale me vlerë historike

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ka nisur nismën publike...