Makina doli nga rruga në aksin Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari që drejtonte mjetin

Publikuar me datë:

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur pasditën e sotme në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku një automjet ka dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit, shtetasi K. B., vetëm 19 vjeç, ka humbur jetën në vendngjarje.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident fatal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related