Sali Berisha i kërkon ndjesë publike Lukës: ” Mesazhi i tij u lexua me vonesë”

Publikuar me datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka kërkuar falje publike ish-deputetit dhe ish-kryebashkiakut të Shkodrës, Lorenc Luka, pasi emri i tij u përfshi në garën për sekretarin për të përndjekurit politikë, megjithëse kishte kërkuar të mos kandidonte.

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, Berisha zbuloi se Luka kishte dërguar një mesazh ku shprehte vullnetin për të mos qenë pjesë e garës, por ky mesazh ishte lexuar vetëm pasi procesi zgjedhor kishte nisur.

“Kam një ndjesë publike për Lorenc Lukën, i cili ka dërguar një mesazh me të cilin informon se nuk dëshiron të kandidojë, por mesazhi është lexuar me vonesë. Unë, duke shprehur konsideratën më të lartë për të gjitha kontributet e tij, e gjej të domosdoshme t’i kërkoj ndjesë për vendosjen e tij në listë për shkak të leximit me vonesë të mesazhit që kishte dërguar”, u shpreh Berisha.

Një ditë më parë, Partia Demokratike zhvilloi zgjedhjet për disa nga postet kryesore drejtuese. Në garën për sekretarin për të përndjekurit politikë fitoi Shkëlqim Lepenica, i cili siguroi 55 vota më shumë se Lorenc Luka, emri i të cilit rezultoi në fletën e votimit pavarësisht kërkesës së tij për t’u tërhequr nga kandidimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trump shtrëngon rregullat e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj

Administrata e presidentit Donald Trump ka miratuar rregulla të...

FSHF mbyll bashkëpunimin me Gent Mahmutin. Ja kush emërohet në vend të tij

Federata e Futbollit ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Gent...