Vrasja e Astrit Kalasë në sallën e gjyqit, zgjaten me tre muaj hetimet

Publikuar me datë:

Janë zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen në sallën e gjyqit të gjyqtarit Astrit Kalaja.

Ky vendim nga prokuroria e Tiranës u mor pasi sipas saj nevojiten edhe disa veprime të tjera për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga ana tjetër avokati i të riut që qëlloi Kalanë, Elvis Shkambit, ka kundërshtuar vendimin e Këshillit të Qarkut për miratimin e propozimit për shpalljen “Dëshmor i Atdheut”, të gjyqtarit të ndjerë.

Pasi sipas tij nuk ekziston një bazë ligjore e mjaftueshme për të mbështeur këtë propozim.

Kujtojmë se Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqit në 6 tetor të vitit të kaluar, pas një sulmi me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, teksa po mbante procesin gjyqësor për çështje pronësie të familjes Shkambi.

Djali i familjes, Elvis Shkambi e qëlloi gjyqtarin për vdekje. Pasditen e 6 tetorit, autori i ngjarjes u vu në pranga nën akuzë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja ku dhe pranoi krimin e bërë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Spanjë/ Zjarri djeg mbi 45 mijë hektarë tokë

Një zjarr i përmasave të mëdha që shpërtheu në...

Emrat/ Vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me thikë qytetarin në Poliklinikën Shkodër, arrestohet edhe babai i tij

Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me mjet prerës (thikë), shtetasin V. K., në ambientet e Poliklinikës. Gjithashtu në pranga, babai i 18-vjeçarit, si bashkëpunëtor në krim. Si rezultat i kontrolleve intensive, si dhe veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e […]

Kosova depoziton kallëzim penal ndaj ministres serbe

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të...