Vlorë/ Makina e Policisë përplas 13-vjeçarin

Publikuar me datë:

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një automjet i Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë 13-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”, ku automjeti i drejtuar nga një efektiv i Policisë Bashkiake ka goditur të miturin, i cili në ato momente po kalonte rrugën në vijat e bardha.

Mësohet se 13-vjeçari ka marrë dëmtime, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Pas aksidentit, autoritetet kanë nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e përgjegjësive.

Policia pritet të japë detaje të mëtejshme lidhur me dinamikën e aksidentit dhe masat e marra ndaj drejtuesit të automjetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...