16 qytete në Itali vihen në alarm të kuq nga i nxehti, paralajmërime për stuhi të forta në Lombardi

Publikuar me datë:

Vala e tretë e të nxehtit pritet të arrijë kulmin në Itali gjatë orëve në vijim, ndërsa autoritetet kanë rritur nivelin e alarmit në shumë qytete të vendit.

Të premten, më 17 korrik, 16 qytete do të jenë nën alarm të kuq për shkak të temperaturave ekstreme, krahasuar me 15 qytete të enjten, më 16 korrik, dhe shtatë të mërkurën, më 15 korrik.

Qytetet e përfshira në alarmin e kuq janë: Bolonja, Brescia, Bari, Campobasso, Firence, Frosinone, Xhenova, Latina, Milano, Palermo, Perugia, Pescara, Rieti, Roma, Torino dhe Viterbo.

Ndërkohë, Ankona, Civitavecchia, Messina dhe Napoli mbeten nën alarm portokalli, ku temperaturat e larta paraqesin rrezik veçanërisht për grupet më të cenueshme të popullsisë.

Në veri të Italisë pritet një ndryshim i motit. Autoritetet kanë lëshuar paralajmërim për stuhi të forta në Lombardi, me rrezik për reshje intensive shiu dhe breshër në të gjithë Luginën e Po-së. Rajonet Emilia-Romagna dhe Veneto janë vendosur nën alarm të verdhë për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...