“Qytetarët i bashkon kauza, PS-në veç pushteti”, Edvin Kulluri paralajmëron: Protestat do të fuqizohen, Rama është në kaos!

Publikuar me datë:

Analisti Edvin Kulluri ka komentuar sjelljen politike në vend dhe protestat e qytetarëve, duke paralajmëruar një intensifikim të gjatë muajve të vjeshtës. Sipas Kullurit, përballë përballë janë krijuar dy protesta në Partinë Socialiste dhe përplasje, duke iu referuar edhe debatit të fundit mes figurave të kësaj force politike.

“Ne kemi dy kampe: një opozitë që është sheshi dhe një përplasje brenda socialistëve, siç ishte Manja dhe Gjiknuri dje. Po flasim për një front të madh që ka trembur Ramën. Ai është në kaos dhe konfuzion”, deklaroi Kulluri në “Progamin e Drekës” në News24 me Ola Brukon.

Analisti tha se ajo që mban të bashkuar protestën janë kauzat që lidhen me problematikën e qeverisjes dhe gabimet e klasave politike gjatë 35 viteve të fundit. Duke folur për projektin në Sazan dhe debatin rreth tij, Kulluri akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka emrin e familjes Trump për një skemë që, sipas tij, lidhet me pastrimin e parave.

“Kemi dy kampe, një opozitar që është sheshi, dhe një përplasje brenda socialistëve, siç ishte Manja dhe Gjiknuri dje. Po flasim për një front i madh opozitar, që ka trembur Ramën. Ai është në kaos, konfuzion. Ka një gjë që protestuesit i mban bashkë, kauzat që i nxjerrin, që janë gabimet e qeverisë, por të të gjithë klasës politike të këtyre 35 viteve. Ndërkohë, PS ka vetëm një kauzë, që Rama të rrijë në pushtet. Sheshi ka një arsye se pse i mban bashkë njerëzit, ndërkohë që qëndrimi në pushtet është e rëndomte si kauzë. Pjesëmarrja në protestë dhe qëndrueshme e stabilitet do të jetë më të forta në shtator-tetor. Kjo nuk është betejë, por luftë. Nuk ka amerikanë, pasi investitori i vërtet është Rama. Ai ka përdorur dhëndrin e Trump, për një skemë të pastrimit të parave.”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vuçiç për deklaratën e ministres serbe: “Nuk pasqyron vullnetin tim”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 15 korrik...

Arrestohet drejtoresha e Postës në Durrës dhe 2 punonjëset

Tre punonjëse të Postës Shqiptare në Durrës janë ndaluar...

Merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i Melonit për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën...

Vlorë/ Makina e Policisë përplas 13-vjeçarin

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin...