“Frymëzuese!”/ Revolta popullore për largimin e qeverisë, media italiane: Dua Lipa mbështet protestat në Tiranë

Publikuar me datë:

Media italiane RaiNews i ka kushtuar një artikull faktit që këngëtarja shqiptare Dua Lipa mbëjhstet protestat që po vijojnë tashmë prej 46 ditësh në Tiranë.

“Në podkastin e Klubit të Librit Service95 , në një bisedë me shkrimtaren shqiptare Lea Ypi, Dua Lipa shprehu mbështetjen e saj për protestat kundër projektit për një vendpushim luksoz të lidhur me Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner në Shqipëri.

Këngëtarja tha se ndan shqetësimet e protestuesve në lidhje me transparencën e projektit dhe e quajti mobilizimin popullor “frymëzues”. “Ajo që e gjej vërtet shqetësuese është parimi se qeveria thjesht mund të ndryshojë ligjin për të hequr mbrojtjet mjedisore pa asnjë konsultim publik”, tha ajo.

Projekti i turizmit, i vlerësuar të ketë një vlerë prej 4.6 miliardë dollarësh , u propozua për herë të parë për vitin 2024. Protestat filluan në fund të majit, pasi u instaluan gardhet dhe buldozerët mbërritën në zonën e prekur, dhe vazhdojnë çdo ditë në Tiranë”, thuhet në artikull.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti me pasoja të rënda në Shkodër

Sigurimi i informacionit në kohë dhe reagimi i menjëhershëm e profesional i shërbimeve të Policisë parandaluan një ngjarje të rëndë kriminale. Pasi mori dijeni për plagosjen me thikë të vëllait të tij, 41-vjeçari mori një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe u nis për të vrarë autorin e dyshuar të plagosjes. Gjatë ndërhyrjes […]

Vlorë/ 54-vjeçari humb jetën në paraburgim, dyshohet se pësoi infarkt

Një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi ka pësuar një...

Përplasi për vdekje fëmijën 7-vjeçar, lihet në burg regjisori Petri Bozo

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar...