U lirua sot pas Amnistisë Penale, Besmir Gjezari: Kam mbi dy vite që nuk kam takuar familjen! Më kanë kërcënuar dhe…

Publikuar me datë:

Besmir Gjezari është liruar këtë të mërkurë nga burgu, pas përfitimit nga Amnistia Penale. Menjëherë pas daljes, ai ka hedhur akuza të forta ndaj organeve të drejtësisë, duke deklaruar se është dënuar padrejtësisht dhe se do të nisë një betejë ligjore për të kërkuar drejtësi.

Gjezari tha se ishte dënuar me pesë vite burg për akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, ndërsa shtoi se ka vuajtur dy vite e shtatë muaj burgim.

“Jam dënuar padrejtësisht. Nuk jam kapur me asnjë lloj lënde narkotike. Akuzat ndaj meje ishin të padrejta dhe tani do të kërkoj drejtësi. Kjo është vetëm fillimi. Sapo kam dalë, do t’i nis të gjitha procedurat nga e para”, u shpreh ai.

Sipas Gjezarit, për më shumë se dy vite nuk ka mundur të takojë familjen e tij, duke pretenduar se nuk i është lejuar komunikimi me ta.

“Kam mbi dy vite që nuk kam takuar familjen time. Kam një fëmijë të mitur, 3 vjeç, të cilin e lashë kur ishte rreth një vjeç dhe nuk kam mundur ta shoh. Më është mohuar padrejtësisht edhe e drejta për ta takuar”, deklaroi ai.

Gjezari ngriti gjithashtu pretendime se ai dhe familja e tij janë përballur me kërcënime.

“Ndihem shumë i kërcënuar dhe i rrezikuar, si unë ashtu edhe familja ime. Jam kërcënuar me jetë”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...