Elbasan/ Pensionistët: “Pensioni nuk na del as për ilaçe, e as për bukë”

Publikuar me datë:

Tezgat e tregut të Elbasanit janë të mbushura me prodhime të stinës, por për shumë pensionistë ato mbeten vetëm për t’u parë. Me pensione që, sipas tyre, nuk mbulojnë as shpenzimet bazë, edhe frutat e perimet e verës janë kthyer në një luks.

Ata thonë se një pjesë e mirë e të ardhurave shkon për ilaçe, energji elektrike dhe shpenzime të domosdoshme, ndërsa për ushqimet mbetet gjithnjë e më pak.

“Kjo dihet moj bijë që pensionistët nuk i përballojnë dot. 100 mijë lekë nuk dalin as për drita dhe ujë. Nuk dalin as për bukën e gojës. Edhe po të jetë vetëm një person, drita do të harxhohet për t’u ngrohur ose për t’u freskuar. Edhe për të gatuar do të harxhojë. Duhet të paktën 50-60 mijë lekë”, është shprehur një i moshuar për Euronews.

Përballë çmimeve të larta, shumë pensionistë thonë se janë detyruar të kufizojnë blerjet dhe të heqin dorë edhe nga produkte që dikur i blinin pa u menduar gjatë. Sipas tyre, pensionet nuk kanë ndjekur rritjen e kostos së jetesës dhe çdo muaj përballen me zgjedhjen mes ilaçeve dhe ushqimeve.

“Zero fare. Të gjitha janë në qiell. I përballoni dot? Asgjë fare. Me 99 mijë lekë nuk dalin as për ilaçe, e jo më për gjëra të tjera”, është shprehur një pensionist tjetër.

Rritja e vazhdueshme e kostos së jetesës mbetet një nga shqetësimet kryesore për pensionistët. Edhe pse vera sjell më shumë prodhime vendase në treg, për shumë prej tyre çmimet vijojnë të jenë përtej mundësive financiare, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë përballimin e nevojave më bazë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Roboti humanoid kryen operacionin kirurgjikal për herë të parë

Një robot humanoid ka kryer për herë të parë...

Spanja 2-0 ndaj Francës, pranë finales së madhe

Spanja është shumë pranë kualifikimit në finalen e madhe...

Dy të rinj në Greqi gjenden të vdekur brenda makinës në parking, shkak kondicioneri

Një vajzë 27-vjeçare dhe një djalë 28-vjeçar janë gjetur...

Shkon në 4734 numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të...