SHBA tërhiqet nga tarifa për Hormuzin, Trump: Marrëveshje tregtare dhe investimesh në Gjirin Persik

Publikuar me datë:

Presidenti Amerikan  Donald Trump, është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke deklaruar të martën se në vend të saj do të fokusohet në arritjen e marrëveshjeve tregtare dhe të investimeve me shtetet e Gjirit.

Vendimi vjen pasi administrata amerikane kishte njoftuar një ditë më parë rikthimin e bllokadës ndaj transportit detar iranian dhe propozimin për tarifën, në përgjigje të njoftimit të Teheranit se kishte mbyllur Ngushticën e Hormuzit. Tarifa ishte parashikuar të hynte në fuqi në mbremjen e kesaj tem arte , por vetëm pak orë përpara afatit, Trump njoftoi ndryshimin e qëndrimit.

“Në bazë të bisedimeve shumë produktive me udhëheqësit e Lindjes së Mesme, kam vendosur ta zëvendësoj tarifën 20% të rimbursimit për Shtetet e Bashkuara me marrëveshje tregtare dhe investimesh që shtetet e ndryshme të Gjirit do të realizojnë në SHBA”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

Pavaresisht Deklarates se Trump konflikti mes Washingtonit dhe Teheranit ka vijuar te pershkallezohet. Forcat amerikane kryen sulme për te disaten nate rradhazi duke bombarduar portet Iraiane  , ndërsa Irani u kundërpërgjigj duke goditur me raketa balistike një bazë ushtarake amerikane në Jordani. Bahreini, ku ndodhet një bazë detare amerikane, deklaroi se zmbrapsi një sulm ajror iranian, ndërsa Jordania tha se rrëzoi katër raketa balistike. Shpërthime u raportuan edhe në Manama, kryeqytetin e Bahreinit.

Përshkallëzimi i luftimeve ka shtuar dyshimet se memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar muajin e kaluar mund të mos çojë në një armëpushim të përhershëm, ndërsa konflikti vazhdon të ndikojë në furnizimin global me energji dhe të rrisë shqetësimet për rritjen e inflacionit në nivel botëror.   

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Roboti humanoid kryen operacionin kirurgjikal për herë të parë

Një robot humanoid ka kryer për herë të parë...

Spanja 2-0 ndaj Francës, pranë finales së madhe

Spanja është shumë pranë kualifikimit në finalen e madhe...

Dy të rinj në Greqi gjenden të vdekur brenda makinës në parking, shkak kondicioneri

Një vajzë 27-vjeçare dhe një djalë 28-vjeçar janë gjetur...

Shkon në 4734 numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të...